Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka uruar Donald Trumpin për një “fitore zgjedhore mbresëlënëse”.
Zelensky tha se vlerëson “angazhimin e Trump për qasjen për paqe përmes forcës” ndaj çështjeve globale, dhe për parimin se mund të “sjell paqen e drejtë në Ukrainë më afër”.
“Shpresoj se do ta vëmë në veprim së bashku. Ne presim me padurim një epokë të një shteti të fortë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nën udhëheqjen vendimtare të presidentit Trump”, tha ai.
Trump pritet të hartojë një kurs të ri për konfliktet e mëdha në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme. Ai ka pohuar më parë se do t’i jepte fund luftës së Rusisë në Ukrainë nëse kthehej në Shtëpinë e Bardhë.
Ndryshe Trump nga fillimi i luftës në Ukrainë, ka theksuar se do t’i jepte fund pushtimit rus nëse do të ishte president i Shteteve të Bashkuara. /Telegrafi/
Congratulations to @realDonaldTrump on his impressive election victory!
I recall our great meeting with President Trump back in September, when we discussed in detail the Ukraine-U.S. strategic partnership, the Victory Plan, and ways to put an end to Russian aggression against…
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) November 6, 2024