Site icon Telegrafi

Vjen humbja e parë e PSG-së

Paris Saint-Germaini e ka pësuar humbjen e parë sezonale në Ligue 1 duke u mposhtur në derbi nga Lyoni me rezultat 2-1.

Kishte kaluar afër një vit që kampioni nuk humbte dhe ka ndodhur pikërisht në javën e 28-të të Ligue 1.

Në ndeshjen e zhvilluar në Stade de Gerland, Gnaly Maxwell Cornet realizoi golin e parë (13’).

Sergi Darder e dyfishoi avantazhin në fund të pjesës së  parë dhe me rezultat 2-0 shkuan në pushim.

Krejt çfarë bënë mysafirët në gjysmën e dytë, ishte një gol i shënuar nga Lucas Moura (51’).

Ky rezultat nuk i bën kurrfarë telashe PSG-së, pasi është 23 pikë larg vendit të dytë që mbahet nga Monaco. /Telegrafi/

Exit mobile version