Pas një dominimi të vazhdueshëm, Shqipëria ka arritur ta barazojë rezultatin në ndeshjen miqësore kundër Katarit.
Pas një harkimi nga këndi, Arlind Ajeti reagoi për mrekulli për të realizuar (23’).
Ky ishte goli i tij i parë me fanellën e Kombëtares kuqezi.
Shqipëria vazhdon të sulmojë dhe ta kërkojë fitoren në këtë sfidë që do t’i shërbejë si parapërgatitje për ‘Euro 2016’. /Telegrafi/
LIVE: Shqipëri – Katar