Please enter at least 3 characters.

Vjen bomba e parë e Gashit nga Amerika (Video)

2016/04/Gashi-1-e1460619110440.jpg

Shkëlzen Gashi gjen golin e parë me Colorado Rapids, një gol me vlerën e tri pikëve për skuadrën e tij që mposhti Kansas Cityn me rezultat 2-1.

Sulmuesi i Kombëtares e nisi sërish ndeshjen në formacion, ndërkohë që skuadra e tij e mbylli pjesën e parë në avantazhin e një goli.

Në pjesën e dytë vendasit e Kansas arritën të barazonin rezultatin, por në minutën e 82-të është Gashi ai që shënon golin e fitores.

Një goditje nga distanca e njërit prej shokëve të tij të ekipit përplaset në tranversë e kthehet mbrapsht duke gjetur sulmuesin shqiptar që godet fort e shënon golin e parë amerikan.