Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vjedhjes së rëndë në Graçanicë.
Në njoftimin 24-orësh bëhet e ditur se rasti është raportuar të premten, më 31 maj.
“01.022024 – 31.05.2024. Ankuesi mashkull kosovar, ka lajmëruar se më 31.05.2024 pasi që kishte ardhur nga shtetet e jashtme në shtëpi, kishte vërejtur se persona të panjohur kanë hyrë në pronën –shtëpinë e tij dhe sipas tij i kanë vjedhur mobile, aparate elektrike, inventar”, thuhet në raport.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe është bërë ekzaminimi i vendit.
Rasti është në hetime. /Telegrafit/