Site icon Telegrafi

Vjedhje e madhe përmes reklamave të Google – mungojnë kriptovalutat me vlerë gjysmë miliardë dollarë

Mashtruesit përdorën një lloj të ri fushate të “peshkimit”, e cila nuk përdor e-mail, për të vjedhur kriptovaluta me vlerë rreth 500 mijë dollarë.

Sipas firmës kërkimore Check Point Research, mashtruesit blenë Google Ads për të tregtuar faqet e tyre, të cilat imitonin kuletat e njohura të kriptomonedhave si Phantom App dhe MetaMask.

Faqet me qëllim të keq kishin URL të ngjashme me kuletat e përmendura (si p.sh. “phantonn.app” në vend të “phantom.app”), ndërsa dizajnet kopjuan gjithashtu modelin origjinal të kuletave dixhitale të përmendura.

Pas tërheqjes së përdoruesve, mashtruesit vodhën fjalëkalimet e viktimave të tyre, të cilat ata do t’i vendosnin në këto faqe false. Disa opsione përfshinin importimin e një portofol të plotë ekzistues në një sajt të rremë.

Phantom App dhe MetaMask janë disa nga aplikacionet më të njohura të ruajtjes së kriptomonedhave Ethereum dhe Solana.

Një total prej rreth gjysmë miliardë dollarësh kriptomonedhë besohet të jetë vjedhur vetëm gjatë fundjavës së mëparshme. U zbuluan 11 kripto-portofolë të komprometuar me monedha dixhitale me vlerë midis 1000 dhe 10000 dollarë, por fondet ishin tërhequr tashmë prej tyre.

Përdoruesit këshillohen të kontrollojnë URL-të e kuletave të tyre të kriptomonedhave dhe të shmangin rezultatet e kërkimit të Google Ads, në mënyrë që të mos bien viktimë e këtij mashtrimi. /Telegrafi/

Exit mobile version