Një numër i madh i hajnave janë parë duke vjedhur televizorë nga një tren në lëvizje në afërsi të Çikagos, si shenjë proteste për vdekjen e afro-amerikanit George Floyd.
Në videon e publikuar më poshtë, shihen hajnat duke u ngjitur në trenin transportues nga i cili marrin kuti të mëdha të televizorëve, transmeton Telegrafi.
E një pjesë e tyre vraponte pas trenit për të marrë gjësende tjera me vlerë që i transportonte.
Megjithatë, pasi që është zbuluar se televizorët ishin nëpër kontejnerë, atyre iu bashkuan edhe shumë kalimtarë rasti, ka njoftuar zëdhënësi i kompanisë hekurudhore Union Pacific, shkruan New York Post. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=qEsl1i_pdwI&feature=emb_title
https://www.youtube.com/watch?v=IczCV5wPewU&feature=emb_title