Taylor Blake ka qenë në një fermë në Floridë të Shteteve të Bashkuara, ku është takuar me një mjellmë aspak miqësore.
Derisa vizitorja 26-vjeçare donte ta ushqente, shpeza i kundërvihej duke e ndjekur në përpjekje që ta kafshonte, transmeton Telegrafi.
“Jam mësuar që kur të hyjë në fermë, të më duan të gjitha kafshët, njëjtë sikur i dua edhe unë. Pse po më urren kështu kjo mjellmë” ka thënë mes tjerash Blake.
Megjithëse hyri sërish në fermë, në përpjekje që të miqësohej me mjellmën, i ndodhi njëjtë dhe u detyrua të ikë përjashta e të mbyllë derën. /Telegrafi/