Site icon Telegrafi

Vizita e parë e një Presidenti francez në Shqipëri, Macron përshëndet në shqip: Rroftë Shqipëria, rroftë miqësia franko-shqiptare

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka vlerësuar sot lidhjet e ngushta mes Shqipërisë dhe Francës.

Gjatë ceremonisë së mirëseardhjes të organizuar në Pallatin e Brigadave nga Kryeministri Edi Rama në kuadër të vizitës së tij dy ditore dhe për herë të parë në vendin tonë, Macron u është drejtuar të pranishmëve me një mesazh në gjuhën shqipe.

Ai theksoi se “për ta mbyllur po e ngre gotën time për këtë vizion entuziast që kemi ne për vendin tuaj”.

“Po e ngre gotën time edhe për Shqipërinë, popullin shqiptar, për lidhjet e ngushta dhe kaq të veçanta që na bashkojnë, për Evropën. Rroftë Shqipëria, rroftë miqësia franko-shqiptare”, u shpreh Macron në shqip. /Telegrafi/

Exit mobile version