Përmes një njoftimi të publikuar në faqen e vet në Facebook, zinxhiri i shitjeve me pakicë Viva Fresh Store ka njoftuar se ka shënuar një sukses të radhës duke arritur të merr çmimin e blerjes më të mirë në Kosovë.
Ky çmim vjen pas një hulumtimi të kryer nga organiza ndërkombëtare ICERTIAS, e cila e ka selinë në Cyrih të Zvicrës.
Viva Fresh Store është zinxhiri i parë i marketeve në Kosovë që ka arritur ta fitojë çmimin “Best Buy Award”, i cili u jepet vetëm kompanive, produkteve apo shërbimeve që ofrohen në tregun vendor e që gjatë anketimit vlerësohen më së shumti nga qytetarët vendas.
Më poshtë e keni njoftimin e plotë në lidhje me këtë çmim: