Sulmuesi i Barcelonës, Vitor Roque thuhet se i është ofruar Interit nga agjenti i tij, por Nerazzurrët duhet të vendosin nëse do të nënshkruajnë me të apo Albert Gudmundsson.
Kampioni i Serie A, Interi pritet të nënshkruajë me një sulmues në afatin kalimtar të verës dhe kandidati i fundit i lidhur me një lëvizje në Giueseppe Meazza është sulmuesi 19-vjeçar i Barcelonës, Vitor Roque.
Sulmuesi brazilian iu bashkua gjigantëve të La Ligës për rreth 40 milionë euro plus bonuse në afatin kalimtar të janarit, por ka pasur vështirësi me kohën e lojës nën drejtimin e Xavit dhe agjenti i tij ka pohuar së fundmi se sulmuesi mund të largohet gjatë verës.
Sipas mediumit La Gazzetta dello Sport, Vitor Roque i është ofruar Interit nga përfaqësuesi i tij, por Nerazzurrët janë ende duke bërë vlerësimet e tyre.
Vitor Roque do t’i bashkohej Nerazzurrëve në formë huazimi, ndërsa Gudmundsson i Genoas, objektivi tjetër i tyre, është i disponueshëm për një transferim të përhershëm me vlerë të paktën 30 milionë euro.
La #primapagina della Gazzetta di oggi
INTER D'ORO pic.twitter.com/cMiRhfm08F— La Gazzetta dello Sport (@Gazzetta_it) May 14, 2024
Sipas gazetës italiane, Interi po planifikon të shesë Marko Arnautovic dhe të nënshkruajë një sulmues të ri, por një vendim përfundimtar se kush do të forcojë opsionet e Simone Inzaghit në sulm nuk është marrë ende.
Me siguri, një tjetër përforcim në sulm është Mehdi Taremi, i cili do t’i bashkohet Nerazzurrëve në një transferim të lirë nga Porto. /Telegrafi/