Site icon Telegrafi

Vitia: Sonte nga ballkonet tona të ndriçojmë me të kaltër për autizmin

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë thirrje që sot të gjithë të ndriçojmë me të kaltër për personat me autizëm.

Vitia përmes një postimi në Facebook, ka thënë se këtyre personave duhet t’u japim hapësirë.

“Sot është dita botërore e Autizmit. Teksa qëndrojmë në shtëpi sot në mbrëmje le të ndriçojmë me të kaltër për të gjithë këta persona të veçantë. Ata munden, t’u japim hapësirë. Në ora 20:00, nga ballkonet tona të ndriçojmë me të kaltër për autizmin”, ka shkruar Vitia. /Telegrafi/

Exit mobile version