Site icon Telegrafi

Vishni një pallto kamoshi sikur Emily Ratajkowski për t’u dukur yll këtë fund dimri

gettyimages

Do pendoheni nëse nuk shtoni këtë pallto në garderobën tuaj

Nuk ka asgjë të keqe me një pallto bazike. Të gjithëve na duhet në dollap një e tillë, por s’mund ta mohoni se ju duhet diçka më e freskët herë pas here

Sigurisht, ju mund të blini ndonjë pallto të vjetër, por një ide më e mirë do të ishte që ju të blini një version kamoshi.

Këtë bëri dhe Emily Ratajkowski së fundmi. Një pallto kamoshi është e ngrohtë, elegante dhe luksoze – një goditje e trefishtë kjo për t’u dukur yll këtë fund dimri të 2025-ës.

Ratajkowski u pa e veshur me një pallto kamoshi ngjyrë duhani, të lidhur me një rrip në bel. Palltoja vinte e gjatë deri te gjuri, duke e bërë atë të përsosur për çizmet e saj po prej kamoshi me gjatësi deri te gjuri. Kombinimit modelja i shtoi një çantë lëkure të zezë dhe syze të së njëjtës ngjyrë.

GettyImages

Pamja e Ratajkowski-t kishte një pamje të caktuar retro, pothuajse të viteve ’70, por palltot prej kamoshi nuk do t’ju bëjnë gjithmonë të kujtoni epokat e kaluara. Në fakt, shumë njerëz të modës i kanë stiluar të tyret në shumë mënyra këtë 2025-ë.

Ju bindëm ende që të blini një pallto kamoshi në vend të palltos bezhë klasike?

Exit mobile version