Jamal Musialas iu kërkua të zgjidhte mes dy prej sulmuesve anësorë më të mirë të La Ligës tani – Vinicius Junior dhe Lamine Yamal.
Pavarësisht se është një tifoz i madh i Yamal, siç e ka pranuar më parë, lojtari i Bayern Munichut zgjodhi yllin të Real Madridit.
“Tani? Hajde, Vini”, tha fillimisht Musiala, para se të shtonte: “Por, jepini atij [Yamalit] disa vjet…”, përfundoi gjermani.
thank you musiala pic.twitter.com/7Cp0UO0tqu
— ★ 😴 (@taycius) October 10, 2024
Epo, nuk ka kuptim të debatosh – në fund të fundit, të gjithë kanë të drejtën e mendimit të tyre.
Por le të jemi të sinqertë, ajo që Lamine bën në moshën 17-vjeçare është diçka që Vinicius vetëm mund ta ëndërronte në atë moshë.
Ndryshe, deri tani këtë sezon, Yamal ka 5 gola dhe 5 asistime në 11 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa Vinicius ka 5 gola dhe 7 asistime në 12 ndeshje. /Telegrafi/