Vila e ish-diktatorit Enver Hoxha, e njohur ndryshe si ‘Vila 31’ në Tiranë do të jetë tashmë një strehë e artit.
Mësohet se kjo vilë do të shndërrohet në një rezidencë artistësh në një bashkëpunim me fondacionin francez “Art Explora”.
I pranishëm në këtë ceremoni është edhe presidenti francez, Emanuel Macron, në prani të kryeministrit Edi Rama.
‘Nuk arrinim ta largonim dikur fantazmë në hije. Ishin momente aktivitetesh, fantazma ishte atje dhe mund ta përdorin këtë shtëpi dhe mund të bëjnë të mundur një tip hakmarrjeje. Nuk po fshijmë të kaluarën, po e shndërrojmë në burim energjish për ta nxjerrë më mirë në pah lirinë e shprehjes, për ta konsideruar me më shumë respekt e admirim faktin e të jetuarit në një hapësirë lirie”, tha Rama. /Telegrafi/