Nën rrethana ende të pasqaruara, sot në mëngjes një kontejner i hedhurinave në kryeqytet ka marrë flakë.
Qytetarët kanë lajmëruar zjarrfikësit, falë të cilëve është mundësuar shuarja e zjarrit, i cili rrezikonte të përfshinte kontejnerët e tjerë, njofton Drejtoria e Shërbimeve Publike komunale.
Kryeqyteti në bashkëpunim me policinë do të kujdesen që të gjejnë autorët e mundshëm dhe të gjobiten në bazë të rregullores në zbatim.
“Ju lutemi qytetarë, keni kujdes mos i digjni kontejnerët”, thuhet në apelin e Inspektoratit të Kryeqytetit. /Telegrafi/