Site icon Telegrafi

Vidhet trupi i legjendës së futbollit nga varrezat në Rio (Foto)

Trupi i legjendës së futbollit të Brazilit, Garrincha, është zhdukur nga varrezat ku ishte varrosur thonë familjarët e tij. 

Garrincha, i cili u quajt ‘Kënaqësia e njerëzve’ falë lojës së tij të bukur, kishte fituar dy herë Kupën e Botës në vitet 1958 dhe 1962.

Ai luajti në një skuadër me emra të tjerë të mëdhenj si Pele dhe Mario Zagallo.

Ai vdiq në vitin 1983 pas një beteje të gjatë me alkoolin dhe u varros në varrezat e qytetit të tij në Mag, rreth 40 milje larg nga Rio de Janeiro.

Garincha me Kupën e Botës

Një zyrtar i varrezave ka thënë për gazetën Extra të Rios, se mbetjet e tij ishin zhvarrosur dhe nuk ka  asnjë shënim se çfarë u ka ndodhur atyre.

“Nga hulumtimet tona, ne nuk jemi të sigurt se ai është ri varrosur ende”.

“Ne kemi informacion se trupi është zhvarrosur dhe është marrë në një vend, por nuk ka dokumentacion për rizhvarrosjen e tij”.

Varri i Garinchas

Në varrezat e Raiz da Serra ka dy varret me emrin Garrincha.

Njëri është varri i Garrinchas ku u vendos fillimisht në vitin 1983 së bashku me anëtarët e tjerë të familjes.

E dyta është ku është ndërtuar obelisk në vitin 1985. /Telegrafi/

Exit mobile version