Telegrafi

Videoja e vajzës duke ngrënë kos për herë të parë u shikua nga miliona njerëz

Haley Nicole Amos publikuan video të lezetshme dhe qesharake të jetës së saj në profilin e saj në TikTok.

Së fundmi ajo ka publikuar një video të vajzës së saj të vogël Charlotte, e cila ka pozuar me një tortë gjatë një seti fotografik, por përveçse ka pozuar, ka vendosur të hajë dhe ta prekë tortën me duar.

Ajo video u bë hit me më shumë se 40 milionë shikime dhe tani miliona përdorues të platformës po qeshin me një tjetër video të Charlotte së vogël.

Në këtë video, Haley vendosi të regjistrojë reagimin e vajzës së saj kur i dha jogurtin për herë të parë.

Ndërsa babai mbante Charlotten, Haley e ushqente atë dhe fytyrat dhe sjellja e saj qesharake bënë të qeshin prindërit e saj, por edhe mijëra njerëz që e panë videon.

Në vetëm pak ditë, video është parë më shumë se tre milionë herë. /Telegrafi/

@haleynicoleamos new obsession apparently😂 yay yogurt!!! 🩵 #baby #yogurt #funny #cute #firsttime #firsttimetrying ♬ original sound – haley amos