Video nga Gaza, një luftëtar palestinez sulmon në mënyrë të pavarur dy tanke izraelite
Një pamje dramatike nga Rripi i Gazës është shfaqur në rrjete sociale, duke treguar një moment jashtëzakonisht të guximshëm dhe të rrallë nga luftimet në pjesën jugore të kësaj enklave palestineze.
Videoja, e cila dyshohet se daton më 8 korrik dhe është bërë në lindje të Khan Younis, tregon një luftëtar palestinez që del nga një ndërtesë i vetëm dhe i afrohet tankeve izraelite, duke futur më pas pajisje shpërthyese dhe duke i shpërthyer ato.
Ky është një lloj luftimi i afërt që shihet rrallë në një mjedis urban, ku një luftëtar në afërsi të tankeve shfrytëzon njohurinë e terrenit dhe elementin e surprizës për të kryer një sulm vdekjeprurës.
Pamjet tërhoqën shumë vëmendje në internet, si për shkak të guximit të sulmuesve, ashtu edhe sepse tregon intensitetin e luftimeve në terren, pavarësisht muajve të operacioneve ushtarake izraelite në Gaza.
Ndryshe, qindra njerëz dolën në rrugë në Stokholm, kryeqytetin e Suedisë, për të protestuar kundër sulmeve izraelite dhe heshtjes së qeverisë në lidhje me pushtimin e Gazës nga Izraeli.
Të mbledhur në sheshin Odenplan në përgjigje të një thirrjeje nga organizatat e shoqërisë civile, protestuesit i kërkuan qeverisë suedeze të ndërmarrë veprime të menjëhershme për të ndaluar menjëherë krimet e luftës të kryera nga Izraeli në enklavën e rrethuar. /Telegrafi/


