Site icon Telegrafi

Video e gruas që përpiqet të puthë burrin gjatë bisedës në Zoom bëhet virale

Një video e një gruaje që përpiqet të puthë burrin e saj gjatë një bisede me video në Zoom është bërë virale në mediat sociale.

Ky është klipi i dytë i lidhur me Zoom që është bërë viral në ditët e fundit, i pari ishte ai “Shewta”.

Klipi i gruas që përpiqet të puthë burrin e saj tërhoqi vëmendjen e shumë vetave, transmeton Telegrafi.

Ndërsa biznesmeni i njohur Harsh Goenka shkroi në Twitter e cilësoi femrën në video si ‘Gruaja e Vitit’

Kryetari i RPG Group Harsh Goenka shpërndau videon në Twitter. Në mbishkrim, ai shkruajti: “Thirrja në Zoom… aq qesharake”.

Kryetari i Grupit Mahindra Anand Mahindra, i cili është i njohur për angazhimin e tij aktiv në Twitter, ishte i kënaqur me videon.

Ai e cilësoi femrën në video si “Gruaja e Vitit”.

Duke ritreguar videon e shpërndarë nga Goenka, Mahindra shkroi, “Haha. Unë e nominoj zonjën si Gruaja e Vitit. Dhe nëse burri do të ishte më mirë, unë do t’i kisha nominuar ata për ‘Çiftin e Vitit’, por ai e humbi atë sepse ai u përmbajt dhe nuk e puthi atë”. /Telegrafi/

Exit mobile version