Victoria Beckham ka pozuar në një version pak më ndryshe nga që janë mësuar fansat e saj dhe ka mbledhur komplimente të shumta në rrjetet sociale.
Përkatësisht, për qëllim të fushatës për linjën e re të parfumeve, ajo ka pozuar me sutjena me dantella dhe ka treguar krahët e stërvitur.
Dizajnerja mbante grim të theksuar, dantellë në fytyrë dhe një model të zhveshur flokësh.
Victoria dhe David së fundmi kanë prezantuar dokumentarin “Beckham”, i cili së shpejti do të publikohet në Netflix. Të dy u takuan në një ndeshje bamirësie futbolli në vitin 1997.
“Unë shkoja në lojëra dhe e shihja vetëm atë”, është shprehur ajo, ndërsa legjenda angleze ka thënë se i kishte pëlqyer sapo e takoi. /Telegrafi/