Një person ka mbetur i lënduar pasi është goditur nga një veturë mëngjesin e sotëm në rrugën Prishtinë-Ferizaj.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:00, ndërsa i lënduari është dërguar për tretman mjekësor.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
“Rreth orës 10:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë -Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një veturë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori, i cili është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë ajo.
Ahmeti tutje ka bërë të ditur se me rastin po merret njësiti i trafikut. /Telegrafi/