Ndër veturat e sigurisë në kampionatin e Formula E do të jetë Porsche Taycan
Porsche Taycan Turbo S i përshtatur në mënyrë adekuate do të ketë paraqitjen e parë në kampionatin e Formula E në garën e parë që do të mbahet më 28 janar në Arabinë Saudite.
Gama e veturave të sigurisë në sezonin e tetë të veturës vetëm elektrike është zgjeruar me modelin Taycan Turbo S të Porsche-s me energji elektrike, i cili do të shfaqet premierë përpara Formula E në të parën nga 16 garat në kalendarin e Kampionatit Botëror të këtij viti.
Modeli i Porsche si makinë sigurie është i pajisur me drita sinjalizuese adekuate dhe sisteme të kontrollit të garave, dhe ndër detajet më interesante të “Safety Car” të Taycan janë ngjyrat e trupit që përfaqësojnë ngjyrat e të 11 skuadrave në sezonin e këtij viti në Formula E.
Taycan Turbo S do t’i bashkohet makinave të sigurisë ekzistuese të BMW-së me energji elektrike (i8 Coupé dhe Roadster) dhe Mini, dhe 761 hp dhe 1,050 Nm çift rrotullues i prodhuar nga dy motorët e tij elektrikë është më se i mjaftueshëm për të mbajtur ritmin me Formulat elektrike të gjeneratës së dytë që janë pak më të shpejtë se modeli i parë vetëm elektrik i Porsche. /Telegrafi/