Një aksident i pazakontë është regjistruar në veri të Indisë, pasi një veturë e markës Suzuki ka përplasur një deve në një rrugë fshati, në orët e mbrëmjes.
Në video përshkruhen më së miri pasojat dhe shohim kafshën fatkeqe që përfundoi në xhamin e përparmë, dukshëm me dhimbje. Megjithatë, nuk dihet nëse jeta e saj është në rrezik.
Këmbët e devesë janë në kapakun e automjetit dhe trupi i saj ndodhet në kabinë, ndërsa pjesa e përparme e veturës është shkatërruar.
Kafsha mbeti e mbërthyer për disa orë dhe autoritetet sollën një vinç dhe disi e nxorën jashtë, raporton dailymail.
Drejtuesi i mjetit Suzuki ka pësuar lëndime të lehta dhe është dërguar në spital, ndërsa pasagjerët e tij kanë mbetur të padëmtuar.
Detajet e aksidentit të çuditshëm në Rajasthan po hetohen nga policia lokale. /Telegrafi/