Telegrafi

Vetëvrasja e polices në Tiranë, gjykata vendos arrest në shtëpi për të dashurin e saj

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurimit arrest në shtëpi për Endri Niken, i dyshuar për veprën penale “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Nika u arrestua pasi rezultoi që kishte fshirë mesazhet në celularin e të dashurës së tij, Aldorjana Loshi, policja që u gjet e vetëvrarë në banesën e saj.

E reja shërbente në Komisariatin e Policisë nr.5. Ajo gjet pa shenja jete, pak ditë më parë, nga familjarët e saj në banesën në rrugën “Ali Demi”.

Hetimet vijojnë për të zbuluar shkaqet se përse e reja i dha fund jetës, me armën e shërbimit. /Telegrafi/