Prokuroria e Gjirokastrës ka nisur mëngjesin e sotëm të hulumtojë rastin e vetëvarjes së Irsa Muçollarit, nxënëses së gjimnazit “Siri Shapllo”, në qytetin e Gjirokastrës.
Nisur nga indiciet që kanë patur si bazë publikimin në rrjetet sociale të disa mesazheve të shkëmbyera me disa nga shokët e saj të klasës, sot Prokuroria e Gjirokastrës ka nisur hetimet konkrete me këtë rast, duke marrë fillimisht në pyetje prindërit e vajzës së ndjerë.
Mësohet nga burime të OPGJ se prindërit kanë deklaruar se kishin vënë re tek vajza gjendje të rënduar emocionale dhe e mbyllur në vetvete ditët e fundit, por që nga natyra që kishte ajo, ata nuk u përqendruan.
Ndërkaq, sot OPGJ pritet të marrë në pyetje shokët e klasës së 17-vjeçares për të zbardhur arsyen që e nxitën të vetëvarej.