Të hënë veteranët kanë filluar t’i marrin pagat.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Ministrisë së Financave, Muharrem Shahini.
“Po, mund t’iu konfirmoj se dje janë ekzekutuar pagat nga Ministria e Financave për të gjithë veteranët”, tha Shahini.
Ndryshe, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK në Dukagjin, ka njoftuar se të mërkurën do të mbajnë një protestë në mbrojtje të vlerave të luftës dhe dinjitetit të luftëtarit të UÇK-së.
Sipas njoftimit, protesta do të mbahet te Pallati i Drejtësisë në Veternik-Prishtinë, duke filluar nga ora 13:00. /Telegrafi/