Cesc Fabregas ka zbuluar arsyen e vërtetë se përse u largua nga Arsenali në vitin 2011, për të kaluar te Barcelona.
Mesfushori spanjoll bëri të ditur se The Gunners nuk kishin lojtarë profesionist, madje vetëm Robin van Persie e Samir Nasri ishin në nivelin e tij.
“Isha kapiten i skuadrës dhe kisha shumë presion mbi supe”, ka thënë ai për Arseblog . “Unë duhej të drejtoja skuadrën që të fitonim ndonjë trofe”.
“Kam dhënë gjithçka. Nganjëherë, kam shkuar në shtëpi në këmbë dhe kam qarë kur humbisnim përballje”.
“Ne filluam të luajmë futboll të bukur për dy apo tri vite, mirëpo e ndjeja se vetëm Robin dhe Samir ishin të vetmit lojtarë në nivelin tim dhe që mund të luanin në nivele të larta”, ka shtuar më tej Fabregas.
Spanjolli më pas u largua edhe nga Barcelona për t’u rikthyer në Ligën Premier, por me Chelsean, aty ku e fitoi titullin e ligës angleze. /Telegrafi/