Site icon Telegrafi

Vetëm një dyshim, formacioni i mundshëm i Shqipërisë për sfidën ndaj Gjeorgjisë

Kombëtarja e Shqipërisë do të përballet me Gjeorgjinë në sfidën e dytë të Ligës së Kombeve.

Dy ekipet kombëtare e kanë nisur me fitore, ku kuqezinjtë triumfuan 1-2 në udhëtim te Ukraina, derisa Gjeorgjia mposhti 4-1 Republikën Çeke.

Fitorja është shumë e rëndësishme si për njërën ashtu edhe për tjetrën kombëtare dhe pritet një ndeshje fantastike në ‘Air Albania’ me fillim nga ora 20:45.

Lexo po ashtu Dita e ndeshjes: Shqipëria kërkon fitore ndaj Gjeorgjisë për të marrë kryesimin e Grupit

Formacioni fitues nuk ndryshohet dhe kështu duket se do të jetë edhe nga trajneri Sylvinho që nuk pritet të bëj ndryshime në formacion nga ndeshja e fundit.

Ka vetëm një balotazh në mbrojtje ku Sylvinho pritet të vendos në momentet e fundit.

Në portë do të jetë Thomas Strakosha derisa mbrojtja do të përbëhet nga Elseid Hysaj ose Ivan Balliu në krahun e djathtë, Ardian Ismajli me Marash Kumbullën në qendër dhe Mario Mitaj në krahun e majtë.

Në mesfushë pritet të jenë treshja Qazim Laçi, Ylber Ramadani dhe Kristjan Asllani.

Ndërkohë treshja e sulmit do të jetë e përbërë me Jasir Asanin, Rey Manajn dhe Nedim Bajramin. /Telegrafi/

Exit mobile version