Italia ka pasur një ditë tjetër të rëndë për sa i përket vdekjeve nga coronavirusi.
Sipas La Repubblica, vetëm në ditët e sotme, Lombardia regjistroi 546 vdekje të infektuara me coronavirus.
Me këto të dhëna, numri i të vdekurve në atë rajon italian u rrit në tre mijë, transmeton Telegrafi.
Giulio Gallera, këshilltari i mirëqenies sociale në Lombardi, konfirmoi këtë informacion.
“Ka 3095 vdekje në rajon, me një rritje prej 546 vetëm sot, që është sigurisht numri që na lëndon mjaft shumë”, tha Gallera.
Shifrat për pjesën tjetër të Italisë do të publikohen së shpejti. /Telegrafi/