Një person gjatë drejtimit të automjetit të tij dhe duke mos e përshtatur shpejtësisë ka humbur kontrollin duke goditur një shenjë të trafikut.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 22:45 në fshatin Pjetërshticë të Shtimes.
Tutje bëhet e ditur se përveç materiale lëndime të rënda trupor ka pësuar i dyshuari i cili është dërguar për tretman mjekësor.
“I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke e drejtuar automjetin e tij duke mos iu përshtatur shpejtësisë humb kontrollin e automjetit dhe godet një shenjë të trafikut. Përveç dëmeve materiale lëndime të rënda trupore ka pësuar i dyshuari dhe i njëjti dërgohet për tretman mjekësor”, thuhet në raport. /Telegrafi/