Një vetaksident trafiku me të lënduar ka ndodhur këtë të premte në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Policia e Kosovës ka konfirmuar për Telegrafin se një veturë është aksidentuar në autostradën në drejtimin Prishtinë-Prizren, dhe si pasojë ndihmë mjekësore ka kërkuar shoferja.
“Në ora 17:40, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë, drejtimi Prishtinë-Prizren. Në aksident është përfshirë vetëm një veturë. Si pasojë e aksidentit shoferja e veturës ka kërkuar ndihmë mjekësore”, ka thënë zëdhënësi Bajram Krasniqi.
Ai ka shtuar se njësitet policore janë marrë me aksidentin./Telegrafi/