Site icon Telegrafi

Vështirë të besohet se kjo grua është 60 vjeçare, trupi i saj i tonifikuar nuk e tregon moshën

(Foto: WWD/Getty)

Aktorja Demi Moore është shpeshherë aktive në rrjetet sociale, ndërsa së fundmi ka publikuar një përmbledhje fotografish atraktive në Instagram.

Siç mund të shihet, 60-vjeçarja e ka vizituar Grand Canyon të lumit Kolorado dhe në këtë udhëtim është shoqëruar nga një grup miqsh të ngushtë që e kanë bërë të buzëqeshë.

E ndërsa një pjesë e përdoruesve të rrjeteve sociale admironin bukurinë e natyrës, pjesa tjetër, përfitoi nga rasti për t’i lënë komplimente të shumta aktores.

(Foto: Instagram/demimoore)

Figura në formë dhe trupi i tonifikuar i Moore në imazhin e parë ua ndriçoi ditën shumë njerëzve dhe e gjithë eksperienca u kompletua me fotografitë e kanionit.

Lexo po ashtu Demi Moore pëson një mosfunksionim të gardërobës duke ekspozuar më shumë seç duhet

Duket se Demi ka arritur ta kthejë buzëqeshjen në fytyrë pas të gjitha ngjarjeve fatkeqe në jetën e saj. Shembja e martesës 13-vjeçare me Bruce Willis ishte fillimi dhe më pas erdhën ngjarjet e pakëndshme me kolegun e saj 15-vjet më të ri, Ashton Kutcher dhe ky ishte fundi i jetës së saj romantike

Megjithatë, Demi Moore arriti të dilte nga ky ferr dhe vitet e fundit ajo merr frymë lirshëm dhe po e shijon jetën. /Telegrafi/

Exit mobile version