Telegrafi

Veshje shik dhe të lehta

Sipas stilistit, këto veshje të quajtura "chic-street", tentojnë të sjellin një imazh më të këndshëm tek të rinjtë, duke theksuar ngjyrat e ndezura, një armaturë e përjetshme, e cila sjell në këtë mënyrë edhe kontrastin e veshjeve dhe moshës.

Për Karl Lagerfeld, kjo është një gardërobë vërtet inteligjente dhe këtë frymëzim ai thekson se e ka marrë nga jeta e përditshme e të rinjve, që pavarësisht se janë betuar t´i qëndrojnë besnikë veshjeve që karakterizohen nga përthyerje ngjyrash dhe formash, është e rëndësishme që ata duhet të investojnë për imazhin e tyre, për këtë qëllim “Chanel” ofron një set veshjesh mjaft të lirshme nga mentaliteti.

"Duhet që të rinjtë të jenë më shik se zakonisht për të dalë nga rutina e xhinsit dhe veshjeve të ekzagjeruara", thotë Lagerfeld. /Telegrafi/