Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka uruar qytetarët lidhur me marrjen e rekomandimit për heqjen e vizave për Kosovën.
Veseli në një konferencë për media ka thënë se sot është një ditë e jashtëzakonshme për vendin tonë.
“I falënderoj qytetarët për durimin dhe përkushtimin e tyre. Pa dyshim që PDK-ja ishte lokomotiva e këtij procesi. E falënderoj ish- kryeministrin, ministrat e integrimit, ministrat e brendshëm dhe të jashtëm”, ka thënë Veseli, transmeton Telegrafi.
Ai ka shtuar se kjo është një epokë e re e cila i jep fund izolimit të Kosovës.
Po ashtu edhe nënkryetari i kësaj partie Enever Hoxhaj ka thënë se kjo është ditë e veçantë për Kosovën, duke theksuar se është hapi i parë i rrugës së rikthimit tonë në Evropë./Telegrafi/