Telegrafi

Veseli, Ismailit: “Take it easy”, ti kupton anglisht, çka po i nxjerr sytë! (Video)

Pas një deklarate të bërë nga Adem Grabovci i cili kërkoi falje të gjithë atyre që janë ndjerë të fyer nga bisedat në përgjimet e fundit telefonike (pas kërkesës së deputetit rom Kujtim Paçaku), ka ndodhur një reagim i ashpër nga deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fisnik Ismajli, i cili i tha Grabovcit që të mos ‘shes kopalla”.

Pas kësaj, reagoi kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i cili iu drejtua Ismajlit me “prit merre fjalën si burrat… Skënderbeg”!

Kjo, fjalë, “Skënderbeg”, bëri që Ismaili të ngrihet nga ulësja e tij në këmbë, e t’ë bëjë me gisht drejtë Veselit, duke bërtitur: “Jam Fisnik Ismaili”.

“Take it easy. Ti kupton anglisht. Çka po i nxjerr sytë”, ishte kundërpërgjigja e Veselit në këtë rast. /Telegrafi/