Këngëtarja që tashmë në bagazhin e saj artistik mban shume këngë që i këndon tradhëtisë, shpirtit, mbretërve e tjerave, do ta shohim shumë shpejt në festivali prestigjioz te Shqipërisë “Kënga Magjike”.
Vesa Smolica gjendet në kategorinë “Big Artist” me këngën “A po gëzohesh”.
Kënga i është besuar kompozitorit Armend Rexhepagiqi, teksti Aida Barakut dhe orkestrimi Darko Dimitrov.
Kjo është hera e parë që këngëtarja nga Gjakova do të sprovojë veten e saj në festivalin “Kënga Magjike.
Vesa përndryshe ka qenë pjesë e medias Klan në spektakle të ndryshme si: “Gjeniu i Vogël” dhe “Këngët e Shekullit”. /Telegrafi/