Në fluturimin me aeroplan nga San Diego për në Nashville të Shteteve të Bashkuara, një grua 96-vjeçare që ishte shumë e shqetësuar, është qetësuar prej një të riu, që ia mbante dorën.
Kur aeroplani po bëhej gati të nisej, udhëtari që kishte pranë i vuri dorën në krah dhe e përqafoi, derisa ky nuk ishte i vetmi veprim mbresëlënës që bëri ai, transmeton Telegrafi.
“Ishte engjëlli i atij fluturimi, që e qetësonte me fjalë të mira të moshuarën, sa herë që kishte turbulenca dhe ato nuk munguan gjatë fluturimit prej katër orësh” ka thënë një e pranishme.
Sipas saj, gruaja po shkonte të festonte ditëlindjen me familjen e saj, por që sapo është nisur aeroplani, ka nisur të ketë emocione.
Mirëpo, gjendja saj është rregulluar fal të riut që kishte pranë, fotografia e të cilit është shpërndarë në rrjetet sociale dhe ka marrë shumë pëlqime. /Telegrafi/