Site icon Telegrafi

Veprimi i Gjestit për t’u arratisur, Vesa Luma: Padyshim është fitues i BBVK dhe BBVA – do të ishte më mirë që të vazhdonte karrierën jashtë këtyre mureve

Gjesti ditën e djeshme (e mërkurë) ka kapërcyer murin rrethues në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4.

Ai ka thyer rregullat e shtëpisë dhe për këtë erdhi një zarf i zi, ku thotë se vendimi do të njoftohet të shtunën.

Banori nga Kosova theksoi se pati një moment të vështirë dhe ngarkesë nga dy persona që janë brenda.

Foto: Screenshot/Instagram

Në lidhje me këtë një reagim e ka bërë edhe këngëtarja e njohur, Vesa Luma.

Ajo thotë se Gjesti ka fituar Big Brotherin e Kosovës dhe atë të Shqipërisë dhe se është më mirë që të vazhdonte karrierën jashtë.

Postimi i plotë i Vesa Lumës:

“Për t’u bërë pjesë e këtyre formateve duhet të kesh shumë forcë..si Gjesti.

Përtej faktit që pjesëmarrja në këtë program me shikueshmëri të lartë të hap rrugë të reja…por…mendja është gjëja më e çmuar që kemi.

Në këtë rast, e kuptoj tepër mirë Gjestin i cili është i izoluar tash e sa muaj. Dhe duke qenë se padyshim është fitues edhe i BBVK dhe i BBVA – mbase do ishte më mirë që të vazhdonte karrierën jashtë këtyre mureve.

Se vlerën e çmimit të madh do ta tejkaloj disa herë brenda këtij viti.

Le të rrinë ata që i riktheu publiku sërish aty brenda të bëjnë lojë e shikueshmëri”. /Telegrafi/

Exit mobile version