Ministri i Mbrojtjes në Shqipëri, Pirro Vengu përkujtoi sot 25-vjetorin e themelimit të Brigadës së Evropës Juglindore (SEEBRIG).
Vengu theksoi se, një nga iniciativat rajonale të ministrave të Mbrojtjes së Evropës Juglindore (SEDM) vijon të dëshmojë se është një mekanizëm jashtëzakonisht i vlefshëm për promovimin e sigurisë rajonale, besimin dhe ruajtjen e bashkëpunimit ushtarak midis shteteve anëtare.
Për të dytën herë që nga viti 1999, kjo iniciativë drejtohet nga Shqipëria.
“Mandati që nisi në gusht të vitit të kaluar dhe mbahet nga një komandant Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjeneral brigade Bilbil Bitri, do të zgjasë deri në vitin 2026”, nënvizoi Vengu.
“Me pjesëmarrjen aktive në këtë projekt të rëndësishëm në fushën e mbrojtjes mes vendeve të Evropës Juglindore, Shqipëria ka treguar përkushtimin se synon të ruajë frymën e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit për një zhvillim paqësor të rajonit”, theksoi ministri Vengu. /Telegrafi/