Site icon Telegrafi

Venezia 0-3 Milan, notat e lojtarëve – Theo Hernandez më i miri

Milani ka fituar me rezultat të pastër 3-0 në udhëtim te Venezia në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të në Serie A.

Rossonerët kanë vazhduar me formë të mirë duke marrë edhe fitoren e tretë radhazi në kampionat dhe duke rrëmbyer pozitën e parë në Serie A, së paku përkohësisht.

Golat në këtë fitore për skuadrën e Stefano Piolit u shënuan nga Zlatan Ibrahomovic (2’) dhe Theo Hernandez (48’, 59’).

Lexo po ashtu Milani fiton me lehtësi te Venezia dhe merr kreun e tabelës në Serie A

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht mbrojtësi francez, Hernandez, i cili pas dy golave u notua me 9.5.

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për mbrojtësin e vendasve, Pasquale Mazzocchi që u vlerësua me notë 5.7.

Notat e lojtarëve

/Telegrafi/

Exit mobile version