Please enter at least 3 characters.

I vendosi 5 euro mes dokumenteve – arrestohet një shtetas serb në Vërmicë

2016/01/arrestohet-turku-p-euml-r-dh-euml-nie-ryshfeti_hd.jpg

Një shtetas i Serbisë është arrestuar në orët e para të mëngjesit të së shtunës në pikën e kalimit kufitar në Vërmicë, nën dyshimin për “Dhënie ryshfeti” ndaj një zyrtari policor.

Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 02:35, kur i dyshuari gjatë hyrjes nga Shqipëria në Kosovë, ka prezantuar dokumentet e tij për kontroll.

Në mesin e dokumenteve, zyrtarët policorë kanë vërejtur edhe një kartëmonedhë prej 5 eurosh, e dyshuar si përpjekje për të korruptuar zyrtarët e kufirit.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kompetent i dyshuari është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejshme hetimore. /Telegrafi/