Kështu do t’i mbani bimët gjithmonë të freskëta
Po ju sjellim një truk që do t’i ndihmojë lulet të mos thahen kurrë dhe është shumë i thjeshtë.
Për të qenë çdo gjë në rregull, lulet kërkojnë kujdes të veçantë dhe ka truke të ndryshme që mund të kontribuojnë në përparimin e tyre dhe t’i mbajnë ato gjallë.
Për njërin ndër truket nevojitet një filtër kafeje, transmeton Telegrafi.
Filtrat e letrës kanë shumë përdorime, por disa janë shumë të dobishëm për bimët dhe kopshtin tuaj!
Hapi i parë është të vendosni një filtër kafeje në fund të saksisë së luleve. Duhet ta vendosni midis dheut dhe vrimave të kullimit të saksisë – ku zakonisht kalojnë uji dhe papastërtitë.
Kur ta bëni këtë, filtri do ta lërë ujin të kalojë dhe do të mbajë papastërtitë. /Telegrafi/