Telegrafi

Vendosen pengesa me gozhda dhe drunj në afërsi të pikës kufitare në Bërnjak

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Bajne të Zubin Potokut në afërsi të pikës kufitare në Bërnjak, janë vendosur disa pengesa.

“Është raportuar se në një rrugë dytësore afër pikës kufitare Bërnjakë janë vendosur disa pengesa (drunjë) si dhe në një pusetë të rrugës ishte vendosur një mjet artizanal i përbërë me gozhda që shërben për dëmtim të gomave të automjeteve”, ka njoftuar policia.

Policia ka bërë të ditur se ka larguar pengesat dhe se rasti po hetohet.

“Njësit policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe i kanë larguar pengesat. Me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/