Telegrafi

Vendosë kamerë të fshehur në dhomën e hotelit në Spanjë, turistja britanike habitet kur sheh pamjet – recepsionisti ia vjedh brekët

Ky është momenti shokues kur recepsionisti i një hoteli në Spanjë, futet tinëzisht në dhomën e një nëne britanike, të cilës ia vjedh brekët dhe derisa po largohej filmohet nga kamera e fshehtë duke iu marrë erë.

Rara Armstrong nga Gloucester, kishte dërguar të birin 11-vjeç për pushime në Beidorm të Spanjës, por mbeti e shokuar kur punonjësi i hotelit i kërkoi numrin e telefonit me qëllim që të dalin për kafe, transmeton Telegrafi.

Sikur kjo të mos mjaftonte, ai i dërgoi një shishe me verë në dhomë që t’i “kërkojë falje” për këtë veprim, por ajo mori iPad-in e të birit dhe e fshehu për të filmuar gjithçka që mund të ndodhte në dhomën e saj.

Sikur të ishte e sigurtë që do të ndodhte ashtu, recepsionisti u rikthye në dhomën e saj – duke o sorollatur dhe në një moment hap çantën me rroba e saj të papastra.

Ai fillon t’ju marr erë brekëve të saj, ku një palë prej tyre i merr derisa largohet tinëzisht nga dhoma e turistes britanike.

Pas publikimit të pamjeve, menaxhmenti i hotelit e njoftoi britaniken se ka pushuar recepsionistin nga puna. /Telegrafi/