Site icon Telegrafi

Vendimi i Kushtetueses për Sebahate Morinën, IKD: E çuditshme sesi nuk reaguan krerët e shtetit

Pas më shumë se një viti, Gjykata Kushtetuese e Kosovës më 22 mars, ka dalë me vendim për të ndjerën Sebahate Morina, e cila ishte vrarë nga bashkëshorti i saj.

Në vendim thuhet se institucionet e Kosovës, respektivisht, Gjykata Themelore në Gjilan, Prokuroria Themelore në Gjilan, Stacioni Policor në Graçanicë dhe Prokuroria Themelore në Prishtinë, kanë dështuar ta mbrojnë jetën e të ndjerës Sebahate Morina.

Në lidhje me këtë, Arrita Rezniqi nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), ka thënë se është e çuditshme sesi nuk kanë reaguar akoma krerët e shtetit për këtë vendim që sipas saj ky vendim shënon një fitore të madhe kundër dhunës në familje dhe në baza gjinore.

“Është shumë e çuditshme që nuk ka asnjë  reagim të  krerëve të  shtetit për këtë  aktgjykim sepse është e pamundur të  mos dihet rëndësia e një aktgjykimi të  tillë, dhe nuk duhet të  lihen jashtë  reagimet në  veçanti kur shënohen raste të  tilla kur aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese të një  rëndësie kaq të madhe  vendosin për situata kaq delikatë dhe kaq të rëndësishme”, ka thënë ajo në një linjë të drejtpërdrejtë telefonike në RTV Dukagjini.

Exit mobile version