Site icon Telegrafi

Vendi i 14-të në tabelë, Valencia e shkarkon Gattuson

(Foto: Getty)

Valencia e ka shkarkuar Gennaro Gattuson nga posti i trajnerit.

Legjenda italian e futbollit e mori drejtimin e klubit spanjoll në qershor, mirëpo është liruar nga detyra, pasi skuadra pozicionohet e 14-ta në La Liga.

“Valencia CF njofton se këtë të hënë, 30 janar, klubi dhe trajneri i ekipit të parë, Gennaro Gattuso, kanë vendosur me marrëveshje të ndërsjellë t’i japin fund marrëdhënies kontraktuale ndërmjet dy palëve”.

“Klubi dëshiron ta falënderojë Gattuson për angazhimin dhe punën e tij gjatë kohës në krye të skuadrës dhe t’i urojë atij fat të mirë në të ardhmen”.

Lexo po ashtu Gattuso: Kishte kohë që nuk kisha parë një lojtar si unë, por e pash në këtë Botëror

“Skuadra do të rikthehet në stërvitje këtë të martë, më 31 janar, nën drejtimin e ‘Voro’ Gonzalez”, thuhet në kumtesën zyrtare të Valencias.

45-vjeçari kishte nënshkruar kontratë dyvjeçare pas arritjes te Los Che, mirëpo ka dështuar t’i realizojë pritshmëritë e klubit. /Telegrafi/

Exit mobile version