Site icon Telegrafi

Vende të reja pune në Ballkanin perëndimor, përfshirë edhe Maqedoninë

Një projekt me vlerë prej tre milion euro që do të mundësojë rritjen e vendeve të punës në Ballkanin Perëndimor, përfshirë edhe Maqedoninë, është promovuar sot në Bruksel, transmeton Telegrafi.

Bëhet fjalë për projekt të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ONP) dhe Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (KBR) që duhet të ofroj ”Platformë për çështje ekonomike dhe sociale” që do të zbatohet në Shqipëri, Bosnjë e Hercegovinë, Kosovë, Mal të zi, Serbi dhe Maqedoni.

Qëllimi kryesor i kësaj platforme është forcimi i bashkëpunimit rajonal dhe kapaciteteve institucionale të administratave kombëtare, të punëdhënësve dhe sindikatave, me qëllim ngritjen e një tregu efektiv të punës dhe zbatimi i reformave në politikat sociale./Telegrafi/

Exit mobile version