Elita e futbollit kosovar, ka dy skuadra të reja prej edicionit të ardhshëm.
Është gjiganti i futbollit kosovar, Vëllaznimi nga Gjakova që ka arritur edhe matematikisht ta siguroj hyrjen në Superligë.
Përveç ekipit gjakovar, futjen në Superligë e ka siguruar edhe Flamurtari nga Prishtina.
Pas 27 ndeshjeve, të dyja skuadrat kanë nga 59 pikë dhe kështu kanë arritur të rikthehen në elitë.
Flamurtari e mposhti Rahovecin me rezultat të ngushtë 2-1 në kryeqytet.
Ndërkohë Vëllaznimi bëri rikthim të madh duke mposhtur Dukagjinin e Klinës me rezultat 3-2. /Telegrafi/