Site icon Telegrafi

Vëllaznimi befasoi Prishtinën në konkurrencën e fermave në hendboll

(Foto: kosovahandball.info)

Vëllaznimi ka shënuar fitore të madhe në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Të dielën mbrëma në kryeqytet, Vëllaznimi e mposhti Prishtinën me rezultatin 31-30. Ndeshja i ka takuar xhiros së tretë të kampionatit të Kosovës.

Është kjo fitorja më e madhe e Vëllaznimit në vitet e fundit. Fitorja pritet t’i shërbejë si motivim skuadrës gjakovare për të kërkuar rezultate të mira në këtë kampionat. Ndërkohë Prishtina e ka kuptuar se nuk ka ndeshje të lehta në Superligë.

Të dielën u luajtën edhe dy ndeshje tjera të javës së tretë. KHF Vushtrria ka fituar derbin lokal ndaj Samadrexhës. 36-22 ishte rezultati në fund.

Fitore si mysafire ka shënuar edhe skuadra tjetër gjakovare, Shqiponja. Shqiponja fitoi në Klinë ndaj Dukagjinit me rezultat 46-33.

Exit mobile version